Bilanci i 5 ndeshjeve të fundit mes Interit dhe Bolonjës është i barabartë me 2 fitore për secilën dhe një barazim. Ndërkohë që në 8 ndeshjet e mëparshme kishte fituar 6 ndeshje ndaj këtij rivali.
Bolonja ka gjetur rrugën e rrjetës në secilën prej 13 transfertave të Serisë A kundër Interit dhe vetëm një herë tjetër formacioni emilian ka shënuar prej 14 ndeshjesh radhazi.
Vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit mes Interit dhe Bolonjës në Serinë A ka përfunduar në barazim.
Interi është e pamposhtur në 20 ndeshjet e fundit kundër Bolonjës në fazën e dytë të kampionatit.
Zikaltrit kanë shënuar në më shumë se 30 ndeshje radhazi në kampionat në “San Siro” për herë të tretë në historinë e tij në Serinë A.
Bolonja ka pësuar 5 gola nga minuta e 90-të e mbrapa në këtë kampionat.
Bolonja ka arritur të marrë 15 pikë pas 9 transfertave sezonale në Serinë A për herë të dytë në epokën e 3 pikëve për fitore.
Interi ka fituar pa pësuar gol në 4 ndeshjet e fundit në Serinë A. Nën menaxhimin e Inzagit ia ka dalë që të ketë 5 fitore radhazi pa pësuar gol.
Hakan Çalhanoglu është përfshirë në 5 gola në 5 ndeshjet e luajtura në shtëpi ndaj Bolonjës në kampionat. Ai mungon këtë herë për shkak të dëmtimit.