Skuadra e Vushtrrisë ka vazhduar me përforcime për pjesën e dytë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Vushtrria ka përforcuar radhët me futbollistin e spikatur Theophilus Solomon.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Theophilus Solomon ka nënshkruar me FC Vushtrria!
28 vjeçari na bashkohet nga KF Dukagjini i cili luan në pozitën e qendërsulmuesit.
Solomon ishte edhe pjesë e FC Ballkani dhe SC Gjilani në Kosovë, tek FK Partizani në Shqipëri e po ashtu ishte pjesë edhe e ekipeve evropiane si Rijeka, Ujpest, Omonia Nicosia etj,
Me fizikun dhe përvojen e tij ne besojmë se do të japë një kontribut të madh në fazën e sulmit.
Le t’i japim Solomon-it një mirëseardhje të ngrohtë në klubin e Gladiatorëve!”, njofton FC Vushtrria.
Vushtrriasit përfundojnë në vend të dytë me 30 pikë, ngecin 5 pikë më pak se lideri Prishtina e Re.