Ventola dhe ish-trajneri i Interit këshillojnë zikaltrit për mesfushorin

Futboll

Ventola dhe ish-trajneri i Interit këshillojnë zikaltrit për mesfushorin

Më: 15 janar 2025 Në ora: 18:01
Lojtarët e Interit

Kristjan Asllani mund të përfitojë nga dëmtimi i Hakan Çalhanollu për të luajtur ndeshjen e dytë radhazi si titullar në kampionat me Interin, për të lënë pas kritikat që vërshuan në adresë të tij pas finales së Superkupës, por edhe për të treguar se mund të jetë shumë mirë një protagonist te zikaltrit.

Ai do të luajë titullar ndaj Bolonjës dhe për shumëkënd, ky do të jetë një tjetër test për rritjen e tij dhe vazhdimësinë që pritet nga mesfushori shqiptar. Ish-sulmuesi i njohur i Interit, Nikola Ventola, ëshrë i bindur se pikërisht aktivizimi i vazhdueshëm i Asllanit do e ndihmojë që të arrijë në nivelet e duhura.

“Vazhdimësia sigurisht që mund të jetë zgjidhja.

Shihni Jilldiz si po rritet te Juevntusi, sa më shumë luan, aq më shumë fiton besim, por edhe aftësi në këmbë”, tha Ventola.

Edhe për ish-trajnerin e Interit, Andrea Stramaçoni, ky moment është i rëndësishëm për Asllanin, pasi e sheh këtë aktivizim në ndeshje radhazi si shenjë e etapave që duhet të kalojë në karrierë. “Sipas meje Çalha nuk zëvendësohet, por qartësisht rritja përfundimtare e Asllanit kalon nga momente të tilla”, theksoi ai në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat