Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos, ka shmanguur diskutimet rreth humbjes ndaj Barcelonës me rezultat 5-2 në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.
Tekniku italian ka deklaruar se skuadra e tij ka gjetur zgjidhjen pas këtij rezultati dëshpërues. "Le ta bëjmë të qartë: kjo është një konferencë për shtyp, jo një debat. Unë debatoj me stafin tim dhe me lojtarët. Hapja e një debati këtu nuk më duket vendi i duhur", është ai me ton të acaruar.
Trajneri italian ka theksuar se ndeshja ndaj Celtës në shtëpi është një mundësi e rëndësishme për të reaguar dhe për të treguar forcën e ekipit pas një loje të dobët. "Kjo ndeshje është një mundësi për të reaguar pas një ndeshjeje të keqe që na lëndoi shumë, por nuk na fundosi. Duam të reagojmë dhe shpresoj që të shkojë mirë", ka shtuar ai.
Aktualisht, Real Madrid mban vendin e dytë në La Liga me dyzet e tri pikë, vetëm një më pak se Atletico Madrid që kryeson dhe pesë më shumë se Barcelona në vendin e tretë.