Me investim të Komunës së Çairit dhe Kryetarit, Ganiu, FC Shkupi përfiton një fushë ndihmëse

Futboll

Me investim të Komunës së Çairit dhe Kryetarit, Ganiu, FC Shkupi përfiton një fushë ndihmëse

Më: 15 janar 2025 Në ora: 19:20
Pamje

Drejtuesit e FC Shkupit sot patën një takim me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nga i cili morrëm një lajm shumë pozitiv, e që ka të bëjë me një investim rreth fushës ndihmëse të skuadrës së tyre.

Numri një i Komunës së Çairit, premtoi se së shpejti do të nisin punimet dhe se fusha ndihmëse pas golit (krahu i djathtë nga tribuna e vjetër) do të pajiset me bari artificial të standardeve më të larta.

Ky investim pa dyshim se do ta bëjë fushën ndihmëse të përshtatshme për të gjitha sezonet, duke krijuar kushte moderne dhe profesionale për stërvitjet e ekipit senior, por gjithsesi edhe të gjeneratave të reja të Akademisë së FC Shkupit.

Me këtë rast drejtuesit e FC Shkupit falënderuan Kryetarin e Komunës së Çairit, që në këtë mënyrë mbështet klubin e tyre, e që realisht nuk është thjesht një klub futbolli, por është një simboli i pasionit dhe krenarisë së çdo shkupjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat