Metin Qerimi, i cili ditë më parë i dha fund aventurës së tij te skuadra e Vardar Negotinës, shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re.
ka nënshkruar kontratë me Pobedën, skuadër kjo që gjithashtu garon në Ligën e Dytë maqedonase.
Qerimi me skuadrën e njohur nga Prilepi ka firmosur kontratë deri në fund te sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Kujtojmë, 22-vjeçari Qerimi që luan si mesfushorë, gjatë karrierës së tij, përveç me Vardar Negotinën, ka luajtur edhe me Shkëndijën e Haraçinës, BVK Konjari, Bratstvo Zhitoshe, Voska Sport dhe Skopje, ndërsa gjithashtu një periudhë të shkurtër ka qenë edhe pjesë e skuadrës së FC Monthey në Zvicër.