Dje skuadra e KF Bashkimi 1947 nga Kumanova filloi me përgatitjet dimërore për sezonin e dytë maqedonase.
Futbollistët kryen matjet antropomtrike, që zgjati disa orë, nga ana e një ekipi profesional nga Prishtina.
Kryesia e klubit ka falënderuar “Bliznak Sport” me pronar Faruk Aliu, që mundësoi shfrytëzimin e fushës sportive pa pagesë për matjet dhe për periudhën përgatitore.
Nga klubi shprehin mirënjohje për të gjithë ata që e mbështesin Bashkimin në forma të ndryshme.
Vlen të theksohet se lista e lojtarëve është përmbyllur, eventualisht ndoshta mund të ketë një ose dy transferime.