M’baye Niang është rikthyer në Itali.
Sulmuesi senegalez, është transferuar te skuadra e Sampdoria, e cila garon në Serie B.
30-vjeçari i cili ka shkëputur kontratën me Wydad Casablanca, është zyrtarizuar sot te Sampdoria.
Niang e njeh mirë futbollin italian, pasi ishte pjesë e skuadrave si, Milan, Genoa, Torino dhe Empoli.