Elbasani ka siguruar praninë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Teutën në një ndeshje ku për të shpallur fituesin u deshën kohët shtesë.
Dy skuadrat e Superiores kërkonin me çdo kusht kalimin e turit, duke parë Kupën si mundësinë e tyre për të siguruar trofe në këtë sezon.
Por ata ishin të pasakta para portës gjatë 90 minutave të sfidës, duke bërë që për fituesin të kërkoheshin kohët shtesë.
Golat e Tsague në shtesën e parë dhe Lleshit në të dytën bënë diferencën për verdheblutë, të cilët kësisoj shkuan mes 8 skuadrave më të mira të turneut, duke u konfirmuar si ekip që synon të shkojë sa më larg në këtë turne.