Franck Kessie, ish-mesfushor i Barcelona-s, aktualisht tek Al Ahli, ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo-n në të cilën ka folur për eksperiencën e tij te Barcelona dhe hidhërimin që nuk arriti të përfundonte kontratën e nënshkruar me klubin katalanas.
“Për mua ka qenë një nder të jem një lojtar i Barcelona-s, një klub me histori të jashtëzakonshme.
Kam fituar dy tituj dhe ka qenë fantastike. Nënshkrova për pesë vite dhe do të kisha dashur ta respektoja kontratën time, por futbolli kështu e ka.
“Shkova te Barcelona për të fituar dhe kam fituar një kampionat, duke jetuar një eksperiencë të bukur me stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët”, ka deklaruar lojtari.
Pavarësisht dëshirës për të qëndruar, Kessie ka zgjedhur një aventurë të re në Arabinë Saudite, tek Al Ahli:
“Më bënë të ndihem i rëndësishëm në një kampionat në rritje, dhe kam preferuar ta pranoj këtë sfidë. Jam krenar për atë që kam bërë te Barça, por tani dua të jap maksimumin këtu”.
Në fund, Kessie ka folur për Gabri Veiga, një nga të rinjtë më premtues:
“Ka cilësitë për të luajtur te një klub i madh si Barcelona. Është një talent i ri dhe, nëse punon mirë, mund të kthehet në Europë dhe të bëjë gjëra të mëdha, ndoshta pikërisht te katalanasit”.