Dinamo ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve dimërore.
Skuadra nga Zagrebi, pas ndeshjeve me Shakhtar (2:2) dhe Lech (3:1), të enjten u përballën me Jagiellonia-n. Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 1:1.
Nuk pati gola në pjesën e parë. Dinamo luajti me këtë formacion: Nevistiç - Ristovski, Galeshiq, Mmaee, Pierre-Gabriel - Ademi, Stojkoviq, Baturina - Cordoba, Pjaca, Kulenoviq.
Costa Silva në minutën e 54-të shënoi për skuadrën polake.
Arijan Ademi në minutën e 60-të e barazoi rezultatin. Më pas, Cannavaro futi në lojë edhe Arbër Hoxhën.
Dinamo do të përballet pas një jave me Arsenalin në xhiron e parafundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa më 25 janar do të përballet me Istra në xhiron e 19-të të Ligës Kroate të Futbollit.