Flamurtari nis nga largimet

Futboll

Flamurtari nis nga largimet

Më: 15 janar 2025 Në ora: 21:22
Pjeshka dhe Ali Adem

Flamurtari ka mbyllur bashkëpunimin me dy lojtarë në këtë merkato janari.

Klubi vlonjat ka dërguar në huazim Paulo Pjeshkën tek Korabi, ndërsa ka mbyllur bashkëpunimin përfundimisht me Ali Adem.

Lëvizjet në merkato i ka bërë të ditura vetë klubi i Flamurtarit në faqen e tyre zyrtare.

“Flamurtari Football Club njofton se ka arritur marrëveshjen me KF Korabi për huazimin e mesfushorit Paulo Pjeshka deri në përfundimin e sezonit futbollistit.

Gjithashtu njoftojmë mbylljen e bashkëpunimit me marreveshje për mesfushorin Ali Adem

Duke e falenderuar për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, i urojme suksese në karrierën futbollistike.”, shkruhet në faqen e klubit vlonjat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat