Bologna ka befasuar në "San Siro" duke barazuar me rezultat 2:2 me Interin, në takimin e javës së 19-të në Serie A.
Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë për Interin por i hasi sharra në gozhdë në duel me Bologna-n.
Për Interin shënuan Dumfries (19') e Martinez (45+’) dhe për udhëtuesit realizuan Castro (15') e Holm (64').
Asllani është zëvendësuar në minutën e 70-të.
Interi është në vend të dytë me 44 pikë e ka një ndeshje dhe tre pikë më pak se lideri Napoli. Bologna renditet në pozitën e 8-të me 30 pikë.