PSG nuk ka lejuar befasi, duke shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Espaly-t, në kuadër tël Kupës së Francës.
Për PSG shënuan Zaire-Emery (37'), Doue (67'), Barcola (88') e Ramos (90+2') dhe për vendasit Gjeci (3') e Fournel (71).
Futbollisti shqiptar, Kevis Gjeci ka shënuar gol ndaj PSG-së.
Gjeci i dha epërsinë skuadrës së Espalyt, qysh në minutën e 3-të të ndeshjes.
PSG kualifikohet në të tetën e finales.