Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është larguar përfundimisht nga Trabzonspori, pasi dje ndërpreu kontratën e tij.
Përmes rrjeteve sociale, lojtari shqiptar falënderoi klubin turk për mundësinë e dhënë gjatë këtyre viteve, shkruan Indeksonline
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve, veçanërisht presidentin që më dhatë mundësinë për të luajtur për një klub kaq të madh. Dua të falënderoj sepse më bëni të ndihem si në shtëpinë time në Trabson. Uroj gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale
Bardhi me Trabzonin luajti 97 ndeshje, shënoi 14 gola dhe bëri shtatë asiste.
Ai tani është “lojtar i lirë” dhe pritet që gjatë këtyre ditëve të gjejë skuadrën e re.
Kujtojmë që Bardhi te skuadra turke ishte transferuar nga Levante që në atë kohë bënte gara në La Liga.