Festa në “Estadi Olímpic” pa llogaritur dhe dy gola të hequr nga sistemi VAR ka qenë e plotë.
Të gjithë kanë qenë protagonistë.Flik nuk ka bërë ndonjë rotacion të madh, nisur dhe nga emri i rivalit përballë. Por në fushë ka qenë një festë blaugrana.
Të gjithë sulmuesit kanë vënë emrin e tyre në apel.
Edhe Raphinha, me brazilianin që ka shënuar golin e tretë të mbrëmjes.
Lojtari më i mirë në finalen e Superkupës së Spanjës ka shënuar edhe në Kupën e Mbretit, një gol që e çon atë në kuotën e 20 golave në këtë sezon në të gjithë kompeticionet. Dhe braziliani nuk ka ndër mend të tërhiqet, teksa po përjeton sezonin e tij më të mirë që kur mbërriti te Barcelona.
“Jemi përsëri të kënaqur me një tjetër ndeshje të madhe dhe një tjetër fitore me shumë gola. E kishim vlerësuar seriozisht Betisin dhe ia dolëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam i kënaqur edhe me golin tim. Shpresoj që të vazhdoj kështu”, deklaroi braziliani.