Trajneri i Evertonit, David Moyes ka pranuar se Armando Broja së shpejti mund të kthehet në Chelsea. Reprezentuesi shqiptar aktualisht është jashtë fushës për shkak të dëmtimit të ligamentit të kyçit të këmbës, i marrë si zëvendësues në fitoren e së enjtes së kaluar në FA Cup kundër Peterborough United.
Broja pësoi dëmtimin pas një përplajse me Emmanuel Fernandez që e la atë të kërkonte oksigjen për shkak të dhimbjes së dukshme përpara se të largohej me barelë.
Një opsion për ta bërë të përhershëm transferimin e sulmuesit kuq e zi në “Merseyside” për rreth 30 milionë funte këtë verë ishte shkruar në marrëveshjen e tij të huazimit gjatë sezonit, përcjellë KosovaPress.
Por Moyes zbuloi pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Aston Villa se “Blutë” po analizojnë nëse do t'i japin fund huazimit të Brojës, pasi ai do të jetë për rreth tre muaj jashtë fushës.
“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Ndoshta do të thotë se ka një mundësi të arsyeshme që ai të duhet të kthehet në Chelsea. Ne mund të përpiqemi të gjejmë një mënyrë sepse nuk mund të marrim kredi gjithashtu.”, ka thënë Moyes.