Trajneri i Evertonit me një deklaratë trondit shqiptarët

Futboll

Trajneri i Evertonit me një deklaratë trondit shqiptarët

Më: 16 janar 2025 Në ora: 11:52
Armando Broja - i shtrirë

Armando Broja është kthyer në një “çështje” në Angli.

Dëmtimet e shpeshta të sulmuesit shqiptarë kanë bërë që 22-vjeçari të mos jetë në gjendje të ketë vazhdimësi në këtë sezon.

Trajneri i Everton ka tronditur tifozët me deklaratën e dhënë së fundmi. David Moyes ka theksuar se Broja mund të rikthehet te Chelsea dhe huazili të përfundojë këtu. Gjithashtu ka bërë të ditur se shqiptari pritet të mungojë 10-12 javë, pai ka dëmtuar kyçin e këmbës.

“Armando Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, është dëmtim i kyçit të këmbës.

Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Çelsi dhe huazimi të mbyllet këtu”, ka theksuar Moyes.

Deklaratë kjo që tregon se dëmtimi që ka Broja është shumë herë më serioz seç dukej dhe sulmuesi do të humbë një pjesë të mirë të ndeshjeve, madje edhe me Kombëtaren shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat