Newcastle dhe Aston Villa e duan lojtarin

Futboll

Newcastle dhe Aston Villa e duan lojtarin

Më: 16 janar 2025 Në ora: 12:10
Pamje nga një ndeshje

Liverpulli  është duke u interesuar për transferimin e një mbrojtësi qendror i cili do të jetë zëvendësues i Virxhil Van Dijk. Kapiteni i “The Reds” pritet të largohet nga “Anfield”, në fund të sezonit, derisa skuadra e Arne Slot tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij. Lideri aktual i Premier Ligës e ka në listën e dëshirave francezin Loic Bade, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me fanellën e Seviljas.

Por “The Reds” për transferimin e Bades po rivalizohen nga dy skuadrat e tjera angleze Newcastle dhe Aston Villa që gjithashtu e duan lojtarin.

Për Liverpullin, interesimi për Bade vjen mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e kapitenit Virxhil van Dajk , situata e kontratës së të cilit mbetet e pazgjidhur.

“The Reds” janë duke eksploruar opsione për të forcuar mbrojtjen e tyre në rast se holandezi largohet në fund të sezonit, derisa Bade mbetet prioriteti numër një. Sevilja është e gatshme ta shes francezin për një shumë rreth 25 milionë euro.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat