Enis Bardhi, mesfushori i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut është pranë skuadrës së re dhe këtë do e bëjë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori shqiptar dje ndërpreu kontratën me skuadrën e Trabzonsporit.
Raportohet në mediat e huaja se Bardhi mund të kthehet në La Liga dhe tashmë ka tri oferta në tavolinë.
Skuadrat, si: Espanyol, Valladolid dhe Leganes janë interesuar për shërbimet e lojtarit që tashmë është “i lirë” në tregun e transferimeve.