Vëllaznimi ndahet me trajnerin Leutrim Krasniqi

Futboll

Vëllaznimi ndahet me trajnerin Leutrim Krasniqi

Më: 16 janar 2025 Në ora: 12:21
Leutrim Krasniqi

Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm.

Kuqezinjtë i kanë uruar suksese trajnerit dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin, 

Ndërkohë, ekipit gjakovar pritet t’i prijë trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili në të kaluarën e kishte drejtuar FC Prishtinën.

Josa u pa mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

Nën drejtimin e Krasniqit, Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 27 pikë, katër më pak se liderja, Drenica.

Synim i Kuqezinjve është të rikthehen në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat