Marjus Kola padiksutim është një lider te skuadra e Erzenit. 23-vjeçari nuk e nisi mirë këtë sezon për shkak dëmtimi, ndërsa tashmë ka hedhur prapa krahëve diçka të tillë dhe është kthyer në një titullar fiks te shijakasit.
Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen, por për fatin e keq rezultatet jo pozitive të Erzenit e kanë lënë në hije.
Futbollisti kryeqytetas është i kudo ndodhur në fushën e lojës dhe një pikë kyçe në formacionin e Ergys Lugas.
Diçka e tillë u vu re edhe në duelin me Dinamon, ku pavarësisht humbjes 6-1, Kola ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës. Një lojë prej veterani, i cili vrapoi në të gjithë çepat e fushës për të ndihmuar ekipin, por nuk mjaftoi.
E sigurtë është që e ardhmja e tij do të jetë e ndritur dhe me siguri merkatoja e verës do të çojë diku tjetër. Talenti dhe klasi që ka në fushën e lojës e bëjnë atë një futbollist të veçantë.