Jonas Urbig është goditja e parë e Bajernit në merkaton e janarit.
Sipas medieve gjermane klubi bavarez kishte gjetur akordin me lojtarin prej ditësh ndërsa ditën e djeshme ka bindur edhe Këlnin për të pranuaar 8 milionë euro në këmbim të kartonit të portierit të talentuar.
Drejtuesit e Bajernit kishin kohë që kishin zgjedhur 21-vjeçarin si kandidat për të pasuar Manuel Neuerit, por tani vendosën që të afrojnë me 6 muaj transferimin e tij pas dëmtimit të rëndë në veshkë të Daniel Peretz.
Plani i Bajernit është që të afrojë që tani në Mynih, Urbig për ta kthyer në numrin dy në hierarkinë e portierëve. Profili i 21-vjeçarit është i duhuri për klubin bavarez.