Skautët ukrainas në Kosovë, kërkojnë lojtarin e Malishevës

Futboll

Skautët ukrainas në Kosovë, kërkojnë lojtarin e Malishevës

Më: 16 janar 2025 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Skuadra nga Ukraina, LNZ Cherkasy është duke kërkuar një mbrojtës të krahut dhe tashmë i ka nisur disa skautë në Kosovë.

Ekipi ku luajnë tre shqiptarë: Muharrem Jashari, Ajdi Dajko dhe Hajdin Salihu është duke kërkuar futbollistin e Malishevës, Arlind Veliun.

Gazetari nga Ukraina, Alex Ivançenko, raporton se skuadra e Cherkasy është shumë e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili është pjesë e Superligës së Kosovës.

Gjatë këtij sezoni, Veliu me Malishevën në Superligë ka zhvilluar 17 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është plotë 400 mijë euro dhe në rast të ndonjë transferimi të mundshëm, ky pritet të jetë çmimi i fundit.

Kujtojmë që kohëve të fundit shumë futbollistë nga Shqipëria dhe Kosova kanë destinacion futbollin ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat