Barcelona refuzon ofertën e Milanit për mesfushorin

Futboll

Barcelona refuzon ofertën e Milanit për mesfushorin

Më: 16 janar 2025 Në ora: 12:53
Frenkie De Jong e Raphinha

Milan ndodhet aktualisht në një fazë ku po eksploron mundësi të ndryshme gjatë muajit janar për të përforcuar skuadrën.

“Djalli” mësohet se ka bërë një ofertë për Frenkie De Jong të Barcelonës.

Kështu raporton ‘El Nacional’, sipas të cilit drejtorët e Milanit i kanë paraqitur drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, një propozim prej 25 milionë eurosh si tarifë fikse dhe 10 milionë euro bonus të mundshëm.

Kjo ofertë është refuzuar për momentin nga ekipi katalanas, të cilët kërkojnë të paktën 45 milionë euro për të shitur holandezin.

De Jong është i vlerësuar për aftësinë e tij për të luajtur në një rol më të thellë në mesfushë, duke i mundësuar Tijjani Reijnders, bashkëkombësit të tij, të shkojë më përpara, ose edhe për të luajtur pak më lart në fushë.

Këtë sezon, ish-lojtari i Ajax-it ka bërë vetëm 16 paraqitje, prej të cilave vetëm pesë ishin titullar.

Barcelona pagoi një shumë prej 85 milionë eurosh për ta marrë nga Ajaxi në vitin 2019, por ai nuk duket së është pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Hansi Flick.

Në fakt, trajneri nuk është i kënaqur me performancën e tij për një kohë të gjatë, por mbrëmjen e djeshme, pas fitores 5-1 ndaj Real Betis-it në Copa del Rey, ai tha: “Ishte një hap përpara në drejtimin e duhur për të, jam i lumtur që luajti mirë.”

Ka pasur biseda për largimin e De Jong për një kohë të gjatë, gjithashtu për shkak të një kontrate që zgjat deri më 30 qershor 2026 dhe, për pasojë, ka mbetur më pak se 18 muaj deri në përfundim.

Fakti që Barcelona po përpiqet të lirojë hapësira në skuadër për të realizuar blerje të reja mund të jetë një faktor i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat