I papunë që prej largimit nga Besa

Futboll

I papunë që prej largimit nga Besa

Më: 16 janar 2025 Në ora: 13:18
Josa

Vëllaznimi ka ndarë rrugët me Leutrim Krasniqin dhe tashmë janë në kërkim të një timonieri të ri.

Drejtuesit nuk kanë vonuar shumë dhe kanë “piketuar” zëvendësuesin e Krasniqit. Sipas gazetarit nga Kosova, Lorik Gashi bëhet me dije se Mirel Josa do të marrë drejtimin e skuadrës.

Palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes mes tyre me Josën që mund të rikthehet në stol te kuqezinjtë.

Timonieri kujtojmë se prej disa javësh është i lirë në treg, pasi ndërpreu bashkëpunimin me Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë se Josa ka një karrierë të madhe në futboll, ku ka drejtuar ekipe si Kukësi, Vllaznia, Besa, Laçi, Tirana, Skënderbeu, Elbasani, Shkumbini, Prishtina dhe Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat