Skuadra e Gjilanit ka mbërritur në Antalia të Turqisë në mbrëmjen e 15 janarit, derisa është akomoduar menjëherë në hotel pas një dite udhëtimi.
"Sistemi i punës do të nis një ditë më pas me ekipin që tashmë ka marrë planprogramin për gjatë qëndrimit në tokën turke.
Zhvillimi i ndeshjeve miqësore është planifikuar nga data 18 janar me kundërshtarët tashmë të konfirmuar.
Gjithë grupi është në dispozicion të stafit teknik, derisa pritet të kompletohet me ardhjet e reja", njofton SC Gjilani.