Turpi serb në Beograd!
Skandal i madh në Beograd dhe para ambasadorit amerikan Christopher Hill.
Mediumi boshnjak “Sportsport” ka paraqitur një fotografi skandaloze të huliganëve serbë se si i janë drejtuar ambasadorit amerikan Christopher Hill në ndeshjen e basketbollit të Euroliga.
Ky skenar ishte i përgatitur nga kuzhina e e Beogradit, nga shovenizmi serbë, për të provokuar shtetin e Kosovës para syve të ambasadorit amerikan dhe këtë e fundit e fyen shumë rëndë.
Ky skandal është argumenti më i fuqishëm që Cërvena Zvezda të dënohet rëndë dhe madje edhe të përjashtohet nga të gjtiha garat ndërkombëtare, sepse ky skenar është i klubit me Kuzhinën e Beogradit.
Tifozët famëkeq “Delija”, pra huliganët, shkaktuan skandal duke e fyer ambasadorin amerikan, ky i fundit u largua nga palestra.
“Cërvena Zveuda u mposht nga Fenerbahce në Beograd me rezultat 96:91 dhe gjatë kësaj ndeshje u dëgjuan thirrje fyese në drejtim të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill u largua nga Arena e Beogradit pasi tifozët e Zvezdës nuk e lejuan të shikonte ndeshjen kundër Fenerbahces.
Ambasadori u prit me ofendime, të cilat në fund e shtynë atë të largohej nga arena.
Tifozët e Zvezdës nuk u ndalën në ofendime të thjeshta. Pasuan brohoritje të ashpra kundër ambasadorit Hill.
Pasi brohoritën 'Kosova është Serbi', rreth 50 tifozë bardhekuq dolën përpara zonës. Është ngritur flamuri me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe më pas kanë filluar brohoritjet fyese”, ka shkruar media boshnjake.