Pogradeci-Flamurtari shtyhet për të hënën!
Ndeshja mes Pogradecit dhe Flamurtarit do të luhet ditën e hënë në orën 13:30.
Kushtet e vështira atmosferike kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të ndryshonin ditën e takimit, i cili ishte programuar që të luhej të shtunën.
Sasia e dëborës e rënë në ditët e fundit kanë rënduar kushtet e stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, i cili mirëpret ndeshjen të hënën në orën 13:30.