Denzel Dumfris është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Interit dhe Bolonjës, por mbrojtësi holandez thotë se nuk është aspak i lumtur për rezultatin e kësaj sfide. Ai thotë se një skuadër si Interi nuk mundet kurrsesi ta pranojë këtë rezultat dhe duhet që të shoh përpara dhe të përmirësohet.
“Është shumë e vështirë që ta pranojmë këtë barazim.
Kemi luajtur mirë dhe kemi pësuar 2 gola që ishin të evitueshëm. Por duhet të shohim përpara dhe të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar në të gjitha aspektet”, tha fillimisht Dumfris.
Ai u pyet gjithashtu edhe për faktin që vitin 2025 e ka nisur shumë mirë duke realizuar 3 gola në të gjitha kompeticionet.
Sipas tij nuk ka ndonjë sekret të veçantë.
“Është e vërtetë që po shënoj, por nuk jam i lumtur për këtë mbrëmje. E rëndësishme është që të shohim përpara.
Çdo ditë jam duke punuar për të mirën time dhe skuadrës. E dimë të gjithë ku i kemi pikat tona të forta dhe të dobëta.
Sigurisht që kemi pasur shumë ngarkesë dhe shumë ndeshje gjatë kësaj kohe, por duhet që të përmirësohemi në disa aspekte.
Meritonim më shumë në këtë ndeshje”, ka thënë Dumfris.