Bayerni bën goditjen e parë për sezonin e ardhshëm

Futboll

Bayerni bën goditjen e parë për sezonin e ardhshëm

Më: 16 janar 2025 Në ora: 16:10
Logo e Bayernit

Bayern Munih vazhdon traditën duke gjurmuar dhe nënshkruar me talentet e rinj në Bundesligë.

Klubi bavarez ka finalizuar nënshkrimin e Tom Bischof, mesfushorit nga Hoffenheim, i cili do të vijë si lojtar i lirë në merkaton e verës.

Bischof ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Hoffenheim këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.

Perfomancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por Bayern iu paraprin duke mos pritur verën, por firmosi me talentin deri tani.

Me ardhjen e Bischof, klubi bavarez shpreson të sigurojë një përforcim të mirë që do të vlejë dhe për të ardhmen e mesfushës, një repart ku ka pasur jo pak vështirësi këtë sezon dhe në verë pritet të largohen disa prej mesfushorëve aktualë si Goretzka, Sane etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat