Drejtori sportiv i Bayernit: Me Mullerin mjafton pyetja ‘a dëshiron të vazhdosh?’

Futboll

Drejtori sportiv i Bayernit: Me Mullerin mjafton pyetja ‘a dëshiron të vazhdosh?’

Më: 16 janar 2025 Në ora: 16:33
Thomas Müller

Thomas Müller dëshiron të marrë edhe pak kohë. Sulmuesi gjerman 35-vjeçar është një simbol i gjallë i Bayernit të Mynihut dhe, megjithëse këtë sezon nuk po luan aq sa më parë, nuk ka thënë asnjë fjalë kundër zgjedhjeve të trajnerit të ekipit, Vincent Kompany.

Aktualisht, situata e tij kontraktuale duhet të përcaktohet, pasi i  skadon më 30 qershor, duke e lënë të lirë – nëse nuk rinovon – të nënshkruajë me çdo klub tjetër që mund të jetë i interesuar.

Ai luan më pak, por ende ka ndikim. Dhe, më e rëndësishmja, gëzon mbështetjen e plotë të tifozëve të Bayernit..

Rruga mbetet e hapur për të parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të rinovuar kontratën me klubin bavarez:

"Ka natyrisht lista me të mirat dhe të këqijat, por gjithçka është shumë e qetë.

Nuk do të them shumë sepse nuk po e mendoj edhe aq. Për mua nuk është një çështje aq e rëndësishme," tha fillimisht Müller.

Më pas, me një buzëqeshje në fytyrë, duke u larguar nga gazetarët e pranishëm në zonën miks pas fitores së thellë 5-0 ndaj Hoffenheim-it, ai shtoi me shaka: "Mund të shitet edhe deri në fund të janarit," raportoi Kicker.

Një emblemë e vërtetë e Bayernit, ashtu si edhe e kombëtares gjermane, Müller mund të bëhet lojtar i lirë në qershor. Por drejtori sportiv, Max Eberl, deklaroi së fundmi:

"Ai është një figurë simbolike e Bayernit dhe do të mbetet i tillë.

Ka përjetuar gjithçka me këtë klub. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Diskutimet me Thomasin do të jenë pa dyshim shumë të shkurtra.

Nuk do të ketë negociata të gjata. Pyetja është thjesht: 'Hej, a dëshiron të vazhdosh apo jo? Dhe si i shih planet e tua?'. Por ende është herët."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat