Vora mbyll bashkëpunimin me ish-in e Tiranës

Futboll

Vora mbyll bashkëpunimin me ish-in e Tiranës

Më: 16 janar 2025 Në ora: 19:39
Dijar Nikqi

Jo më shumë se 3 ditë më parë, Vora njoftoi afrimin e ri në skuadër Emir Skënderin.

Me ardhjen e sulmuesit maqedonas në skuadrën kryesuese në Kategorinë e Parë duket se nuk ka vend për sulmuesin tjetër.

Dijar Nikqi nuk është më pjesë e ekipit “blu”.

Këtë e ka konfirmuar vetë Vora përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale ku njoftojnë largimin e djaloshit 20-vjeçar nga skuadra.

“Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Dijar Nikqi. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Nikqin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.”, shkruan Vora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat