Dybala zbulon se ishte afër kalimit te PSG

Futboll

Dybala zbulon se ishte afër kalimit te PSG

Më: 16 janar 2025 Në ora: 19:44
Paulo Dybala

Ylli i Romës, Paulo Dybala, pranon se ka qenë pranë kalimit te PSG në të kaluarën dhe këmbëngul se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas dha një intervistë në Twitch me streamer-in Coker, dhe TMW raportoi deklaratat e tij.

“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve, me Romën ose me ndonjë ekip tjetër,” tha La Joya, ish-ylli i Juventusit dhe Palermos.

Dybala arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017, por skuadra e tij, Juventus, humbi 4-1 ndaj Real Madridit në Cardiff.

Dybala iu bashkua Romës si lojtar i lirë nga Juventusi në vitin 2022, por më parë ka qenë pranë një transferimi jashtë Italisë.

“Kam qenë shumë pranë finalizimit të dy transferimeve, duke përfshirë një te PSG,” zbuloi sulmuesi.

Kontrata e Dybalës me Romën skadon në qershor, por marrëveshja e tij do të zgjatet automatikisht edhe për një sezon tjetër sapo ai të realizojë tre paraqitje të tjera, duke luajtur të paktën 45 minuta në secilin ndeshje.

Raportimet e fundit në Itali sugjerojnë se agjenti i Dybalës do të takohet me drejtuesit e Romës për të diskutuar një zgjatje të kontratës pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit.

Dybala kishte një klauzolë prej 12 milionë eurosh në kontratën e tij, por ajo skadoi më 15 janar.

31-vjeçari ka shënuar 39 gola në 99 paraqitje me Giallorossi. Ai pritet të luajë ndeshjen e tij të 100-të për klubin nesër, kur Roma pret Genoan në Stadio Olimpico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat