Është anuluar dueli kontrollues ndërmjet Gjilanit dhe kombëtares A së Koresë së Veriut, i paraparë të zhvillohej më date 28 janar të këtij viti.
Arsyeja është bërë ndryshimi i planit për lokacionin e zhvillimit të takimit nga kombëtarja aziatike dhe kjo ka qenë jo e pranuar nga ekipi gjilanas.
Ky informacion është konfirmuar nga drejtori gjeneral i Gjilanit, Syart Rrahmani, i cili e ka pohuar se ndeshja tashmë është anuluar.
Tashmë ekipi i Gjilanit do të kërkoj të përballet me një tjetër ekip më daten 28 janar.