Real Madrid ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e Arda Guler.
Fantazisti turk do vazhdojë te madrilenët dhe nuk do ketë asnjë huazim të tij diku tjetër, ashtu siç është përfolur kohët e fundit.
Edhe pse e ka vështirë të jetë titullar në formacionin e Ancelottit, trajneri italian është i bindur se mesfushori turk ka një të ardhme të ndritur në “Santiago Bernabeu” dhe është i vendosur t’i japë atij një rol më të rëndësishëm në muajt e ardhshëm.
Gyler ka treguar një vendosmëri shembullore duke pranuar çdo vendim të trajnerit. Dëshira e tij për të pasur sukses në klub është e padiskutueshme, duke refuzuar ofertat nga ekipet e tjera dhe duke u fokusuar në shfrytëzimin në maksimum të çdo mundësie që i vjen te “Los Blancos”.