Ruben Amorim pranoi se Manchester United ka shumë punë për të bërë në të ardhmen pas fitores 3-1 ndaj Southampton.
Një fitore e vuajtur, ardhur në minutat e fundit, me miqtë që udhëhiqnin 1-0. Më pas erdhën tri gola nga Diallo, që përmbysi shifrat dhe vijoi momentin pozitiv të “djajve të kuq”.
Edhe pse pati festime kjo ishte një tjetër paraqitje shqetësuese e United, të cilët kanë bërë mirë kundër kundërshtarëve më të fortë, por vuajnë ndaj ekipeve të vogla. “Në fund i gëzohemi fitores, pasi ishte një ndeshje e vështirë. Kur ata u lodhën ne gjetëm hapësirat për t’i përdorur dhe të ndryshojmë lojën”, tha Ruban Amorim.
Më tej, trajneri i Manchester United shtoi: “Ndjenja është se ne kemi kaq shumë për të bërë në të ardhmen.
Ekipi ishte vërtet i lodhur, pasi luajtëm ndaj Liverpool e më pas 120 minuta ndaj Arsenal. Nuk është vetëm pjesa fizike por edhe mendore e lojtarëve. Le të shijojmë fitoren dhe të vazhdojmë”.
“Nuk bëmë një lojë e mirë, por në fund rezultati e ndihmoi bisedën. Ishte më e rëndësishme të fitonim.
Unë e di që tifozët duan të shohin futboll shumë më të mirë se ky. Unë dua të shoh futboll më të mirë se ky, por ne kemi nevojë për kohë.
Për të fituar kohë, ne duhet të fitojmë ndeshje dhe ne e bëmë”, tha Amorim.