Kristjan Asllani kthehet në çështje

Futboll

Kristjan Asllani kthehet në çështje

Më: 17 janar 2025 Në ora: 11:47
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç shkruan edhe media e njohur italiane, “Tuttomercato”. Mesfushori i Kombëtares shqiptare duket se ka kundër të gjithë tifozerinë zikaltër.

Diçka e tillë u pa edhe në ndeshjen e fundit kundër Bolognas.

Në momentin që Asllani u zëvendësua, të gjithë të pranishmit filluan vërshëllimat dhe sharjet kundrejt tij.

Tashmë, 22 vjeçari do të ketë një tjetër rast si titullar, kundër ish-ekipit të tij, Empolit. Me dëmtimin e Calhanoglu, Asllani ka fituar vend në 11-she, por asgjë nuk ka shkuar siç e priste.

Tani në Itali po presin sfidën mes Interit dhe Empolit, për të parë nëse Asllani do të përmirësojë diçka, apo situata e tij do të marrë për poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat