Mario Mitaj u lëndua mbrëmë në ndeshjen Al Ittihad – Al Raed

Futboll

Mario Mitaj u lëndua mbrëmë në ndeshjen Al Ittihad – Al Raed

Më: 17 janar 2025 Në ora: 12:06
Mario Mitaj

Skuadra e Al Ittihadit shënoi fitore mbrëmë me shifrat 4:1 ndaj Al Raedit, në javën e 15-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj bëri një super paraqitje.

Por, ai pësoi një lëndim në minutat e fundit të ndeshjes. Megjithatë, mbrojtësi “kuqezi” duket se pati vetëm një zgjatje muskuli dhe s’është asgjë shqetësuese.

Mitaj u vlerësua me notën 7.3 nga “Flashscore”, kurse skuadra e tij tani shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e dytë, aq ka edhe Al Hilali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat