Dikur ishte trajner i Ronaldos, sot do bëhet i Muçit dhe Rashicës

Futboll

Dikur ishte trajner i Ronaldos, sot do bëhet i Muçit dhe Rashicës

Më: 17 janar 2025 Në ora: 12:28
Solskjaer, Ronaldo, Rashica e Muçi

Ole Gunnar Solskjaer pritet që sot të nënshkruajë kontratën me skuadrën e Superligës së Turqisë, Besiktas.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se sot ish-trajneri i Manchester Unitedit do të nënshkruajë kontratën me klubin ku luajnë dyshja shqiptare, Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Ole ishte duke pritur për një punë të re që prej largimit nga “djajtë e kuq”.

Besiktasi është në pozitën e gjashtë në Superligë me 30 pikë dhe detyra e Ole Gunnar është ta çojë sa më lartë klubin “bardhezi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat