Pak më shumë se dhjetë ditë pas ndeshjes së fundit Juventus-Milan (gjysmëfinale të Superkupës), Serxh Konseisao dhe Tiago Mota do të gjenden sërish përballë njëri-tjetrit.
Për të dy trajnerët, koha e grumbullimeve po afron pasi shumë lojtarë janë në dyshim për dy ekipet që do të përballen nesër në fushë në orën 18:00.
Pas një dite pushimi pas ndeshjes së Atalantës, Juventusi u rikthye dje në punë nën urdhrat e Tiago Motës për të parën nga dy seancat stërvitore në prag të përballjes së së shtunës me shije evropiane kundër “Djallit”.
I pranishëm do të jetë edhe Alberto Kosta i zyrtarizuar së fundmi, por mund të grumbullohet edhe i sapobleri Kolo Muani.
Po dje, dy lojtarë vazhduan të djersiteshin në përpjekje për t’u rikuperuar nga problemet përkatëse muskulore: Dushan Vlahoviç dhe Fransisko Konseisao vazhduan punën e tyre të personalizuar, pa i dhënë afat vetes.
Askush nuk dëshiron të humbasë ndeshjen e madhe në “Allianz Stadium”, por mes të dyjave, serbi duket më afër grumbullimit me trajnerin që do të vendosë në 24 orët e ardhshme.