Edhe Allegri zgjedh Arabinë

Futboll

Edhe Allegri zgjedh Arabinë

Më: 17 janar 2025 Në ora: 16:12
Massimiliano Allegrit

Arabia Saudite rikthehet edhe një herë në jetën e Massimiliano Allegrit.

Pas propozimit të Al-Shabab, i cili u refuzua nga livornezi, ish-trajneri i Juventusit tashmë është afër uljes në stolin e Al-Ahli.

Trajneri toskan u takua me emisarët e klubit të Lindjes së Mesme në orët e fundit në një hotel në Milano duke kërkuar pak kohë për të menduar për këtë ofertë.

Megjithatë, një marrëveshje duket e afërt me Allegrin që pritet të bashkohet me Al-Ahlin në qershor, në fund të sezonit.

Për trajnerit do të ishte eksperienca e parë jashtë Italisë. Ndërkohë, Ah-Ahli, një klub ku luajnë të njohurit e vjetër të Serisë A si Frank Kessié dhe Merih Demiral, do të synonte të fokusohej te Gabriele Cioffi për të zëvendësuar Matthias Jaissle dhe për të mbyllur sezonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat