Trajneri Grima fton 17 futbolliste

Futboll

Trajneri Grima fton 17 futbolliste

Më: 17 janar 2025 Në ora: 16:14
Lista

Kombëtarja shqiptare e vajzave nis nga kjo e premte grumbullimin rutinë në Ulqin. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, skuadra do të qëndrojë e grumbulluar deri më 25 janar.

Tekniku kuqezi ka ftuar 17 futbolliste për këtë grumbullim, ku spikasin edhe vajza që afrohen për herë të parë në skuadrën A si: Klea Allushi, Herta Hasaj, Angela Nikaj, Gelda Kadiolli dhe Bora Bushati të cilat kanë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre për të qenë më tej pjesë e Kombëtares shqiptare.

Stafi shqiptar do të ketë mundësinë të analizojë gjendjen fizike dhe teknike të lojtareve të grumbulluara, si dhe të evidentojë elementet e reja që mund t’i bashkohen më tej ekipit kuqezi.

Shqipëria do të nisë muajin e ardhshëm fushatën e saj në edicionin e ri të Nations League.

Takimi i parë do të zhvillohet më 21 shkurt, ku Shqipëria do të presë Ukrainën në shtëpi, ndërsa katër ditë më vonë do të luajë në transfertë kundër Çekis

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat