Milan-it duket se po i soset durimi me negociatat me Manchester United për të finalizuar transferimin e Marcus Rashford, ndaj klubi kuqezi po mendon edhe alternativa të tjera në vend të anglezit.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se Milan ka hedhur sytë nga Joao Felix, ylli portugez i cili u transferua te “Blutë” verën e kaluar për 50 milionë euro, por nuk po arrin dot të gjejë një vend titullari në formacionin e Maresca-s.
Joao Felix është një lojtar që vlerësohet shumë nga Sergio Conceicao, situata e portugezit është e ngjashme me atë të Marcus Rashford. Chelsa ashtu si United kërkon shitje direkte të lojtarit, ose më e pakta huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.
Gjëja që favorizon më shumë transferimin e Felix te Milan sesa atë të Rashford lidhet dhe me pagat e dy lojtarëve. Portugezi paguhet 5.7 milionë euro në sezon, ndryshe nga sulmuesi anglez që paguhet 13 milionë euro.