Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Juventusin në kampionat.
Tekniku portugez, zbuloi se përveç Alvaro Moratës, do të mungojë edhe Christian Pulisic, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
“Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar sepse jemi dy skuadra të forta.
Të gjitha ndeshjet janë ndryshe. Përballemi me një skuadër që bëri shumë mirë ndaj Atalantës. Krahasuar me ndeshjen në Arabinë Saudite, shikoj një Milan më solid, por më agresiv në sulm.
Pulisic nuk do të jetë me ne. Ai ka ende shqetësime dhe nuk duam ta rrezikojmë atë. Kjo merkato nuk më pëlqen, sepse është shumë e gjatë dhe nuk krijon klimë pozitive te lojtarët. Duhen disa ndryshime, për të rregulluar grupin.
Unë kam folur me drejtuesit dhe kemi nevojë për përforcime. Momentalisht mendoj vetëm për ndeshjen me Juventusin dhe dëshira është të fitojmë”, u shpreh Conceicao.
Ndeshja Juventus-Milan, do të luhet ditën e shtunë, duke nisur nga ora 18:00.