Bardhi rikthehet në Spanjë, do të firmos me ekipin e Valadolidit?

Futboll

Bardhi rikthehet në Spanjë, do të firmos me ekipin e Valadolidit?

Më: 17 janar 2025 Në ora: 16:38
Bardhi në veprim

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, po kthehet në Spanjë dhe sipas të përditshmes spanjolle “AS”, ka pranuar të luajë për Valladolidin në të ardhmen.

Bardhi pritej që ta ndërpresë kontratën me Trabzonsporin dhe prej sot është anëatërë i ri i Valladolidit.

Në betejën për firmën e kapitenit të përfaqësueses së Maqedonisë, Valadolidi arriti që të mposht Espanjollin dhe Rajo Valejkanon.

Për mesfushorin shqipytarë, është një rikthim në futbollin spanjoll pas tre vite, ku më parë ka veshur me sukses fanellën e Levantes.

Bardhi është paraqitur vetëm në tetë ndeshje në Superligën e Turqisë këtë sezon,ndërsa u bashkua me Trabzonsporin, në vitin 2022 nga Levante. Më parë, Bardhi ka luajtur për Ujpeshtin, Prespa Birlik, si dhe ekipet e të rinjve të Brondbit dhe FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat