Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar blerjen e parë të afatit kalimtar të janarit.
Te ekipi i Tahir Batatinas është prezantuar portieri, Marijan Coric.
Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i ka uruar mirëseardhje lojtarit të ri duke shprehur besimin e plotë në cilësitë e tij.
“Coric është një portier me eksperiencë dhe cilësi të larta.
Jemi të lumtur që e kemi sërish në mesin tonë dhe jemi të bindur që ai do të japë kontribut të madh në arritjen e objektivave tona,” tha Zhdrella gjatë prezantimit.
Në anën tjetër, Coric u shpreh: “Jam shumë i lumtur që rikthehem sërish këtu. Kam kujtime të shkëlqyera nga periudha ime e mëparshme dhe mezi pres të shpërblej besimin e drejtuesve të klubit.
Do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave tona dhe për t’i gëzuar tifozët ‘Legjendat’ me fitore të reja, sepse ata me të vërtetë e meritojnë!”