E ardhmja e Asllanit mund të jetë larg Milanos

Futboll

E ardhmja e Asllanit mund të jetë larg Milanos

Më: 17 janar 2025 Në ora: 17:02
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar që luan për Interin, ka përfunduar në listën e merkatos të Bolonjës të drejtuar nga Vincenzo Italiano.

Bolonja synon të përforcojë mesfushën dhe ndër profilet që pëlqehet më shumë nga drejtuesit e klubit është Asllani, performanca e të cilit ende nuk e ka bindur plotësisht botën zikaltër si zëvendësuesi i Calhanoglu.

Ndonëse shqiptari ka marrë disa kritika kohët e fundit, Bolonja nuk do të merrte parasysh performancën në një ndeshje te vetme, madje është e tunduar në lidhje me moshën shumë të re dhe marzhet e mëdha për përmirësim të 22-vjeçarit.

Në marrëveshjen e mundshme për mesfushorin shqiptar mund të përfshihet edhe Giovanni Fabbian, mesfushori i Bolonjës, për të cilin Interi avantazhohet me një klauzolë kthimi prej 12 milionë eurosh.

Pavarësisht rinovimit deri në vitin 2028 të nënshkruar në shtator, e ardhmja e Asllanit mund të jetë larg Milanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat