Shkëndija e Tetovës po përgatitet për pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija është në garë të fortë për titullin e kampionit.
Ata sot i dhanë leksion Bellasicës së Strumicës duke e mundur me rezultat 4:0 në ndeshjen miqësore.
Golat i realizuan Cake në minutën e 62-të, Ibraimi (74’ e 84’) dhe Ramadani në minutën e 86-të.
Shkëndija e deklasoi me rezultat anëtarin e Ligës së Dytë.