E habitshme, punoi gjashtë muaj dhe erdhi nga Koreja e Jugut për ta takuar lojtarin e famshëm të Kosovës

Futboll

E habitshme, punoi gjashtë muaj dhe erdhi nga Koreja e Jugut për ta takuar lojtarin e famshëm të Kosovës

Më: 17 janar 2025 Në ora: 17:18
Edon Zhegrova e Kim Yeon-Su

Kim Yeon-Su, një tifoz i Lille nga Koreja e Jugut u takua sot me futbollistin e tij të preferuar, yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Ai kurseu para për gjashtë muaj për të ardhur dhe për ta përcjellur ndeshjen e sontme ndaj Nice në Ligue 1.

Por, ekipi francez ia bëri edhe më special vizitën e tij, duke e mundësuar takimin me futbollistin e tij të preferuar, Edon Zhegrovën.

Ai i tha se është futbollisti më i mirë i ligës dhe e luti që të mos largohet nga Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat